Pas takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media.
Ai tha se në takimin që patën të shtunën në Prishtinë i është ofruar një draft ku i është kushtuar kujdes ligjeve të Kosovës.
“Në takimin e 21 tetorit me emisarët na është ofruar drafti për vetmenaxhim që e kanë sjellë është shkruar me kujdes ndaj strukturës dhe ligjeve të Kosovës dhe nëse nënshkruajë aty thuhej që do ta shikonte menjëherë gjykatat kushtetuese“, tha ai.
Ai gjithashtu ka thënë se draft-propozimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe parashihej që ta rishikonte edhe njëherë Gjykata Kushtetuese.
“Unë nënshkrimin e ofrova edhe në Samitin e Berlinit, ndërsa kryeministrja serbe refuzoi njëjtë si presidenti. Më 21 tetor na është thënë se drafti për vetmenaxhim është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese edhe njëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë si përgjigje. Dje në Bruksel ofruam që para tyre si dëshmitar dhe garantues, të nënshkruajmë marrëveshjen Bazë, megjithë Aneksin Implementues të Ohrit dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes lidhur me nenin 10 për idenë e vetmenaxhimit të shndërruar në propozim.”, tha Kurti.