Pas një beteje të gjatë për pushtet që ka futur në pasiguri rrafshin politik të Haitit, kryeministri i përkohshëm i këtij vendi, Claude Joseph, ka rënë dakord të tërhiqet dhe pushtetin t’ia dorëzojë rivalit të tij, Ariel Henry.
Marrëveshja vjen pas një dite negociatash intensive midis këtyre dyve rreth asaj se kush do ta drejtojë kombin e Karaibeve.
Joseph ka udhëhequr vendin që nga vrasja makabre e presidentit Jovenel Moise më 7 korrik, duke theksuar nevojën për stabilitet në këta ishuj.
Henry tani do të bëhet kryeministër e kurse Jozef do të mbajë rolin e tij si ministër i jashtëm i Haitit, ka thënë ministri aktual i zgjedhjeve, Mathias Pierre, duke shtuar se “Negociatat rreth përbërjes së pjesës tjetër të qeverisë ende janë në rrjedhë dhe nuk ka asnjë njoftim zyrtar deri tani” ka thënë ai, raporton CNN, përcjell FolDrejt.com.