Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha sot se vendi i tij do t’i kërkojë Gjermanisë leje zyrtare për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë, raporton Reuters.
Morawiecki nuk saktësoi se kur do të bëhet kjo kërkesë, por tha se Polonia është duke formuar një koalicion të vendeve të gatshme për të dërguar tanke gjermane.
Nëse nuk ka lejen e Berlinit, Varshava do të marrë vendimet e saj, tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme, sipas agjencisë britanike./FolDrejt/