Kryeministri i priti në zyrën e tij disa prej policëve pas operacioneve të suksesshme në veri të vendit.
Të gjithë u mburrën me ta.
Por, kur ata dhe kolegët e tyre kërkuan një shpërblim sa rroga që marrin për shkak të angazhimeve të shtuara gjatë vitit të kaluar, ekzekutivi as që u ktheu përgjigje, njofton Klan Kosova.
Sindikata e Policisë shkresën ia drejtoi Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga ku i thanë Klan Kosovës se kërkesën e kanë përcjellë tek dikasteri i financave.
Nga kjo e fundit, për këtë çështje nuk na kthyen përgjigje gjatë ditës së sotme.