Për herë të parë në historinë e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak së bashku me bashkëshorten e tij Akshata Murty e cila është vajza e një miliarderi indian të cilët posedojnë 730 milionë paund do të regjistrohet si kryeministri më i pasur se monarku.
Kryeministri më i ri në historinë moderne të Britanisë, 42-vjeçari Sunak është kryeministri i parë i vendit me origjinë aziatike, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Rishi Sunak lindi më 12 maj 1980 në Southampton, në një familje me origjinë indiane që emigroi në Mbretërinë Bashkuar nga Afrika Lindore.
Pasi kishte studiuar në Winchester College, një nga shkollat më të vjetra dhe më të dalluara në vend, Sunak studioi në Universitetin e Oksfordit, më pas në Kolegjin Lincoln dhe më pas në Universitetin Stanford në SHBA, ku u njoftua me bashkëshorten e tij, vajzën e miliarderit indian, Narayana Murthy.
Sunak dhe gruaja e tij Murthy renditen në vendin e 222-të ndër më të pasurit në Britani
Pas shkollimit në SHBA, Sunak filloi të punojë si analist në bankën e investimeve Goldman Sachs. Në vitin 2015 filloi jeta e tij politike kur u zgjodh deputet i Partisë Konservatore nga Richmond në rajonin Yorkshire.
Sipas “Sunday Times”, Sunak, një ish-bankier dhe bashkëshortja e tij Murty kanë një pasuri neto prej 730 milionë funte, duke e bërë çiftin e 222-të më të pasur në vend.
Pasuria e mbretit Charles III dhe gruas së tij Camilla vlerësohet të jetë rreth 300-350 milionë paund.
Në listën e publikuar nga “Sunday Times” këtë vit para vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, vlerësohej se mbretëresha kishte një pasuri prej afërsisht 370 milionë paund.
Sunak u bë kryeministri i parë në historinë e vendit që ishte më i pasur se një monark, me pasuri sa dyfishi i pasurisë së mbretit Charles III të Britanisë.
Burimi i pasurisë vlerësohet të jenë aksionet e bashkëshortes së tij në kompaninë e babait të tij
Burimi kryesor i pasurisë së çiftit është babai i bashkëshortes së Sunak, prej 0.9 për qind të aksioneve të Narayana Murty në kompaninë e IT Infosys, e cila vlerësohet të jetë rreth 690 milionë funte.
Sipas “The Guardian”, Sunak, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat, Krishna dhe Anushka, kalojnë pjesën më të madhe të javës në shtëpinë e tyre me 5 dhoma gjumi në Kensington në perëndim të Londrës, me vlerë prej 7 milionë funte ndërsa fundjavat i kalojnë në Richmond, North Yorkshire.
Shtëpia, të cilën çifti e bleu për 1.5 milionë paund përpara se Sunak të zgjidhej deputet në vitin 2015, aktualisht vlen më shumë se 2 milionë paund dhe përfshin një pishinë të brendshme, palestër, tenis, spa dhe studio yoga.
Polemikat se “A do ta kuptojë kryeministri popullin që po lufton me koston e shtrenjtë të jetesës?”
Njoftimi i Sunak me origjinë indiane, i cili është më i pasur se mbreti në Britani, se do të marrë “vendime të vështira në ekonomi” pasi të bëhet kryeministër, ka çuar në debate nëse do ta kuptojë situatën e njerëzve që luftojnë me koston e jetesës dhe në rritje të inflacionit.
“Unë nuk i vlerësoj njerëzit nga llogaritë bankare, por nga karakteri i tyre”
“Unë nuk i gjykoj njerëzit nga llogaritë e tyre bankare, por nga karakteri i tyre dhe mendoj se njerëzit mund të më gjykojnë nga punët e mia gjatë viteve të fundit”, tha kryeministri Sunak për BBC Radio./FolDrejt/