Sunak i ka premtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën do të jetë e palëkundur dhe “aq e fortë se kurrë nën kryesinë e tij”, tha një zëdhënës i Downing Street.
“Kryeministri tha se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën do të ishte aq e fortë se kurrë nën kryesinë e tij dhe presidenti Zelenskyy mund të llogarisë tek qeveria e tij për të qëndruar në solidaritet të vazhdueshëm”, tha zëdhënësi pasi të dy liderët folën me telefon, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Të dy liderët ranë dakord për nevojën për të vazhduar presionin mbi regjimin barbar të Putinit përmes sanksioneve të vazhdueshme ekonomike”, tha zëdhënësi. “… [Sunak] tha se shpresonte që ata të shiheshin personalisht së shpejti.”/FolDrejt/