Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar vitin e ri shkollor në vend.
Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka theksuar se librat në Shqipëri po shpërndahen falas për nxënësit, përcjell Fol Drejt.
“MIRËMËNGJES
dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë“, u shpreh Rama./FolDrejt/