Më 10 tetor, forcat ruse filluan sulmet ndaj objekteve të energjisë dhe rrjetit në Ukrainë, duke bërë që vendi të përballet me mungesa të energjisë.
Kryeministri i Ukrainës, Denis Shmygal, tha se autoritetet arritën të stabilizojnë funksionimin e sistemit elektroenergjetik, por se ende ka një deficit prej 20 për qind.
Shmigal ka shkruar në Facebook se më shumë se 1000 ekspertë po punojnë çdo ditë për riparimin e rrjetit, raporton Ukrinform, transmeton Fol Drejt.