Kryeministri i Ukrainës ka thënë se sulmet me raketa të Rusisë herët të hënën kishin në shënjestër 10 rajone të Ukrainës dhe dëmtuan 18 objekte kryesisht të lidhura me energjinë.
“Terroristët rusë sulmuan sërish masivisht Ukrainën. Objektivi i tyre nuk janë objektet ushtarake, por infrastruktura kritike civile”, tha Denys Shmyhal në një postim në Telegram, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Qindra vendbanime në shtatë rajone të Ukrainës u ndërprenë,” shtoi ai. “Sot, si në javët e mëparshme, është e rëndësishme që të gjithë ukrainasit të konsumojnë me vetëdije energji dhe të zvogëlojnë ngarkesën në rrjet.”/FolDrejt/