Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal u shpreh pas takimit me kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) se ai shpreson të sigurojë të paktën 15 miliardë dollarë për vendin e tij, i cili po përpiqet të mbulojë deficitet buxhetore dhe të vazhdojë të luftojë pushtimin rus, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Ne po kërkojmë nisjen e një programi të ri shumëvjeçar të mbështetjes me vlerë më shumë se 15 miliardë dollarë”, shkroi Shmyhal në aplikacionin e mesazheve Telegram pas bisedimeve në Kiev me shefen e FMN-së, Kristalina Georgieva./FolDrejt/