Kryeministri irlandez Leo Varadkar tha se trazirat në Dublin nuk ishin një akt patriotizmi, por urrejtjeje dhe se po përgatitet modernizimi i ligjit kundër krimeve të urrejtjes, raporton Reuters.
Varadkar ka premtuar se legjislacioni i ri për të ndihmuar policinë në identifikimin më të qartë të shkelësve që përdorin pamjet CCTV do të votohet në javët e ardhshme dhe se ligjet ekzistuese kundër gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së urrejtjes së shpejti do të përditësohen.
Kryeministri tha se sulmi i parë ishte mbi fëmijët e pafajshëm dhe i dyti mbi sundimin e ligjit dhe se plaçkitja e dyqaneve dukej se ishte më e rëndësishme për sulmuesit sesa mbrojtja e jetës së fëmijëve.