Italia ka rihapur ambasadën e saj në Ukrainë dhe do të jetë plotësisht funksionale nga nesër, tha sot kryeministri italian Mario Draghi.
Dragi përmendi se rihapja e ambasadës në Kiev është dëshmi se Italia ka qëndruar pranë popullit ukrainas, shkruan AP, transmeton FolDrejt.
Në intervistën e sotme për të përditshmen italiane Corriere della Sera, kryeministri italian deklaroi se “rezistenca e popullsisë së Ukrainës dhe dhuna e zgjatur me shkatërrim që do të vazhdojë” na pret në Ukrainë, sipas agjencisë amerikane./FolDrejt/