Mario Draghi ka biseduar me banorët e Irpinit dhe ka deklaruar se çdo familje në atë qytet ka një aplikacion në celularin e tyre në të cilin përshkruan atë që ka ndodhur, ndaj dihet se çfarë duhet të rinovohet.
Pas vizitës në qytetin e shkatërruar të Ukrainës, Irpin, kryeministri italian Mario Draghi premtoi sot se gjithçka që u shkatërrua në atë qytet do të rikthehet.
“Ne do të rindërtojmë gjithçka. Ata shkatërruan kopshte, shkatërruan këndet e lojërave të fëmijëve”, tha Dragi, shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.