Kryeministri japonez Fumio Kishida ka thënë se ndalimi i martesave të të njëjtit seks në vend nuk është diskriminim, duke këmbëngulur se kushtetuta përcakton se martesa është një bashkim heteroseksual.
Partia Liberale Demokratike në pushtet e Kishidës, e njohur për përkrahjen e vlerave konservatore të familjes është kundërshtari kryesor i legalizimit të martesës së të njëjtës gjini në Japoni.
I pyetur nga komisioni parlamentar i buxhetit nëse ai mendon se ndalimi i martesës së të njëjtit seks përfaqëson diskriminim, Kishida tha të martën se ai nuk mendon se ndalimi i martesave të të njëjtit seks është diskriminim nga shteti.
Kishida është sot; përsëriti qëndrimin e tij se ndalimi i martesës së të njëjtit seks “nuk është antikushtetues”.
Arai u tha gazetarëve në fillim të shkurtit se ai nuk do të dëshironte të jetonte pranë personave LGBTQ dhe se qytetarët do të largoheshin nga Japonia nëse lejoheshin martesat e të njëjtës gjini. /FolDrejt/