Trudeau njoftoi se Kanadaja do të rihapë ambasadën në Kiev.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi sot, pas një vizite të paparalajmëruar në Kiev, se armë dhe pajisje të reja ushtarake do të dërgohen në Ukrainë.
Pas bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Trudeau u tha gazetarëve se Kanadaja gjithashtu do të vendosë sanksione të reja ndaj individëve dhe kompanive ruse për shkak të sulmit rus në Ukrainë, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri kanadez vizitoi qytetin e Irpin
Më herët sot, Trudeau vizitoi qytetin ukrainas të Irpin, në rajonin e Kievit, ku bisedoi me kryebashkiakun Oleksandr Markushin.
Markushin ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ka biseduar me kryeministrin e Kanadasë./FolDrejt/