Kina është e gatshme të zgjerojë dhe të rrisë cilësinë e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me Rusinë, sipas një deklarate të kryeministrit kinez Li Qiang.
“Ne po përballemi me sfida të shumta ndërsa rritet pasiguria dhe paqëndrueshmëria. Kina është e përkushtuar për zhvillim me cilësi të lartë dhe hapje në nivelin më të lartë. Ne jemi të gatshëm të forcojmë bashkëpunimin tonë të dobishëm reciprok me të gjitha vendet, përfshirë Rusinë,” shton deklarata, e cila u citua nga zëvendëskryeministri kinez He Lifeng gjatë Forumit të Biznesit Ruso-Kinez në Shangai, raporton TASS.
Theksohet se dinamika pozitive tashmë vërehet në bashkëpunimin praktik mes dy vendeve./FolDrejt/