Kryeministri japonez Fumio Kishida i tha sot homologut të tij kinez Li Keqiang se shpreson që të dy vendet të punojnë për një marrëdhënie konstruktive dhe të qëndrueshme, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë.
Kryeministri japonez bëri thirrje gjithashtu për bashkëpunim midis vendeve në çmontimin e plotë të raketave balistike dhe armëve të shkatërrimit në masë të Koresë së Veriut.
Të dy u takuan në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kamboxhia, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.