Edhe pse parlamenti kroat dha fjalën përfundimtare duke refuzuar të konfirmojë propozimin e qeverisë për trajnimin e ushtarëve ukrainas, kryeministri Andrej Plenkoviç përsëriti sot se deputetët që votuan kundër e turpëruan veten e tyre, jo Kroacinë dhe parlamentin, dhe theksoi se ai do t’ua përsërisë këtë sa të jenë gjallë, shkruan Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Plenkoviç, në një paraqitje të ftuar në programin “A sada vlada” të Radios Kroate, tha se e pamundësuan që Kroacia të jetë pjesë e Perëndimit, të jetë me aleatët e saj dhe të solidarizohet me Ukrainën.
“Nuk e turpëruan Kroacinë, nuk e turpëruan parlamentin, e turpëruan veten. Unë do t’u them atyre këtë gjatë gjithë kohës. Këtë do t’ua them sa janë gjallë. Sepse është një vendim jonormal, i cili nuk është aspak në interes kombëtar”, ka thënë Plenkoviq./FolDrejt/