Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka përgëzuar oficerët që kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve, transmeton Fol Drejt.
Kurti ka thënë se arsenalit të ushtrisë së Kosovës i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2, të blerë nga Turqia.
“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.”, u shpreh kryeministri Kurti përcjell Fol Drejt.