Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës theksoi se në të gjitha takimet e deritanishme ka potencuar përkushtimin e Kosovës që sa më shpejt të arrihet dakordimi final rreth propozimit franko-gjerman, propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca e Gjermania.
Ai tha se Propozimi i Bashkimit Evropian është bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe jemi të interesuar të punojnë sa më intensivisht që të finalizohet dhe të nënshkruhet nga palët.
“Kërkojmë nga Zyra e përfaqësuesit Borrell që sa më parë të ftojë për takime të shpeshta e të rregullta në mënyrë që të avanocojmë…
Si gjithnjë deri tani jam i gatshëm deri tani jam i gatshëm që me konstruktivitet maksimal të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme dhe po ashtui të sigurohemi për mekanzima që garantojnë implementimin e plotë të saj, raporton Telegrafi, transmeton Fol Drejt.