Përmes një njoftimi për media, është bërë e ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të ndërtesës së re të çerdhes për fëmijë te shkolla e Gjelbër, në Prishtinë.
Kjo ceremoni pritet të fillojë në orën 09:00, në Shkollën e Gjelbër, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.