Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të vizitojnë Klinikën e Onkologjisë në QKUK, transmeton Fol Drejt.
Kjo vizitë do të bëhet në orën 11:30.
Qëllimi i kësaj vizite është për të parë nga afër vënien në funksion të akseleratorit të dytë, si dhe investimet infrastrukturore në përgjithësi që janë bërë në këtë klinikë.