Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rikujtuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dy vite më parë, më 14 shkurt 2021, transmeton Fol Drejt.
Në një postim në facebook, të shoqëruar me një fotografi ku shihet kryeministri Kurti bashkë me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, deputeten Mimoza Kusari-Lila, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kryeministri ka thënë së janë ende bashkë përballë sfidave dhe detyrave që kanë përpara.
“Bashkë sot, sikurse me 14 shkurt 2021, sikurse në secilën ditë të këtyre dy viteve. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet.
Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vetë ndryshimi demokratik. Ishte fitore, sepse fituan qytetarët dhe e gjithë shoqëria. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e popullit, të cilit do t’i shërbejmë çdo ditë me përpikmëri dhe devotshmëri.
Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi.”, ka shkruar kryeministri Kurti në facebook./FolDrejt/