Kryeministri i Kosovës ka bërë homazhe sot në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël me rastin e 24-vjetorit të masakrave.
24 vjet më parë, më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit u masakruan 243 persona, ndërkaq u dogjën 893 shtëpi private dhe shoqërore, transmeton Fol Drejt.