Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’.
Kurti pritet të jetë në Prekaz duke filluar nga ora 10:00, njofton Fol Drejt.
Dy orë më vonë Kurti do të marrë pjesë edhe në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, për të vazhduar në Akademinë Përkujtimore në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë./FolDrejt/