Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për medie pas takimit në Bruksel, ku në atë deklaratë ka thënë se shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi.
Kurti tha se afati ishte caktuar për në marsin e vitit 2023.
“Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Unë jam i gatshëm që të vijë këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë. Shpresoj që BE t’i rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë”, tha kryeministri Kurti, transmeton Fol Drejt.