Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar i nervozuar pasi u ndryshua masa e paraburgimit ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq.
Kryeministri ka kërkuar të di se kush është ai prokuror e gjyqtar që e kanë lejuar që një i akuzuar për terrorizëm të dërgohet në arrest shtëpiak.
“Nuk e di këtë çështjen gjyqësore, procedurale të atij që është i pandehur që po mbahej në Jarinje për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Në qëndrim të paraburgimit e ka statusin e të paraburgosurit por njëkohërisht është i pandehur për terrorizëm. Ajo çfarë unë kam dëgjuar meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte problem me zemër, do të mund të dërgohej në spital që është e kuptueshme, a është e arsyeshme e vendos gjyqësori. Mirëpo kur ke një akuzë për terrorizëm, të dërgohesh në arrest shtëpiak, unë jam shumë kureshtarë se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar që e aprovon”, ka thënë Kurti, transmeton Fol Drejt.