Sot është bërë hapja e ushtrimit “Defender 23”, nikoqir i të cilit është Forca e Sigurisë së Kosovës.
Në fjalën e tij me rastin e hapjes së këtij organizimi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se togfjalëshi “Strong Together” është njëjtë sikur ai i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, “Bashkimi bën fuqinë”.
“Defender 23 po zhvillohet në një realitet të tensionuar, 15 muaj pas invasionit rus në Ukrainë dhe si i tillë nuk ka të bëjë vetëm për të ardhmen e Evropës por edhe mbarë botës”, është shprehur tutje Kurti.
Kujtojmë se “Defender 23” është ushtrim ushtarak ku po marrin pjesë 25 vende me gjithsej 24 mijë ushtarë./FolDrejt/