Seanca e sotme parlamentare ka filluar me një raportim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, për situatën në veri, shkruan Fol Drejt.
Ai shfrytëzoi rastin që t’i dekonspironte grupet kriminale serbe, duke i përmendur disa prej pjesëtarëve të tyre kryesor, me emra e mbiemra.
“Rolin kryesor në organizmin e protestave në terren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të ashtuquajtur ‘Mbrojtja civile’ dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës ku është parë prezencë e madhe e tyre në terren.”
Këto protesta me gjithë dashakeqësinë e tyre neve na kanë shërbyer që të bëjmë identifikime të vlefshme”, ka tha Kurti.
“Mirollad Jevtiq është njëri udhëheqësit e këtij formacioni ilegale. Shtëpia e tij është shndërruar në Zveçan në bazë qëndrimi të drejtuesve të kësaj strukture. Po ashtu prezencë të madhe të përfaqësuesve politik të Listës serbe në atë shtëpi.
Po punojnë në mobilizimin e strukturave atje për prezencë më të madhe para objekteve komunale dhe duke orkestruar sulme të ardhshme.
Miqko Jevtiq – pjesëtar i formacionit ilegale “Mbrojtja civile” në Zveçan,
Bashkë me të Rajko Jevtiq – ish këshilltar i Listës serbe në Zveçan dhe ish drejtori në komunë
Danillo Josifoviq – i njohur me nofkën “Prki”, gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal “Mbrojtja civile”
Liljana Aksintejiviq ka urdhëruar të gjithë punëtorët e komunës ilegale së Zveçanit që në 06:30 të dalin para komunës.
Personat që po i shohim të maskuar janë të udhëhequr nga ish kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandar Filipoviq që shtirej se është i integruar në shtetin tonë. Ky është personi kryesor që po i drejton ata.
Më 29 maj ka rrahur një qytetar serb në Leposaviq sepse ka qenë duke iniciuar me telefon.
Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe “Severna brigada”,
Millan Zhivkoviq po ashtu pjesëtar i të njëjtës organizatë.
Danillo Krivokapiq, Jovica llazoviq, Nikola radomiroviq. Vëllezërit Stefan dhe Dejan nedelkoviq.
Kjo organizatë kriminale në rrejte sociale ka postuar lajm që pjesëtar të grupit mercenar rus Wagner kanë arritur në Kosovë.
Po ashtu i njohur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus është edhe Damjan Knesheviq, i cili e drejton organizatën djathtiste “Narodna patrolli” – ka thënë Kurti.
Kuvendi po vijon me fjalimet e krerëve të opozitës./FolDrejt/