Në seancën e sotme parlamentare Kryeministri Albin Kurti u është kundërpërgjigjur pyetjeve të deputetëve opozitarë, e ndër të tjera ai ka folur edhe për “rikthimin e normalitetit në veri”, shkruan Fol Drejt.
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, madje e ka quajtur demagog. Por Kryeministri Kurti u është kundërpërgjigjur këtyre akuzave thënë ai ka filluar ta rikthejë normalitetin në veri.
Neve na nevojiten serbët në institucione, por na nevojiten serbët të cilët nuk dhënë dorëheqje me urdhër nga Beogradi.
Ai ka thënë se veriu është i mbikëqyrur nga policia dhe se nuk është e vërtetë që kjo pjesë e Kosovës ka mbetur pa mbikëqyrje.
Madje Kurti ka thënë se për herë të parë disa nga ministrat e qeverisë së tij, kanë shkuar për t’i mbikëqyrur punimet. Ministrat Xhelal Sveçla, Elbert Krasniqi, Faton Peci, kanë qenë atje për këtë punë – sipas kryeministrit.
“Për herë të parë ka filluar patrullimi policor me barka në liqenin e Ujmanit. Mos përhapni dezinformata, mos thoni që Policia e Kosovës është ndalur, policia e Kosovës është e pandalshme” – ka thënë Kryeministri Kurti në fjalën e tij./FolDrejt/