Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se deri më tash janë identifikuar gjithsej 45 persona të dy organizatave terroriste, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur Kurti, këta persona kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm, prej granatave të dorës, shok bombave e deri te plumbat e automatikëve dhe revolverëve.
“Deri më sot janë identifikuar gjithsej 45 persona, identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulme dhe dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, por njëkohësisht kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm, prej granatave të dorës, shok bombave, por edhe tek plumbat e automatikëve dhe revolverëve”, është shprehur kryeministri Kurti.
“Ju e patë me datën 23 qershor çfarë armatimi dhe municioni u konfiskua në një automjet me targa të Beogradit që i përket ndërmarrjes publike hekurudhat e Serbisë dhe që po del se ka qenë i udhëheqësit Paviçeviq të ‘Brigadës Veriore’ e cila u shpall organizatë terroriste së bashku me të ashtuquajturën ‘Mbrojtja Civile’”, ka shtuar më tej i pari i Qeverisë së Kosovës./FolDrejt/