Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani presin në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Ata do të takohen për të diskutuar në lidhje me shprehjen e interesimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, përcjell Fol Drejt.
Takimi do të mbahet duke filluar në orën 15:00./FolDrejt/