Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të jetë pjesë e panelit të diskutimit të Liderëve në shtetin e Sllovenisë.
Kryeministri Kurti po qëndron që dje në Slloveni, shkruan Fol Drejt.
Krahas Kryeministrit Kurti, në këtë panel do të marrin pjesë: Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Ky diskutim do të transmetohet drejtpërdrejt nga ora 14:30.
KËTU mund ta ndiqni diskutimin duke filluar në kohën e paralajmëruar./FolDrejt/