Josep Borrell ka bërë të ditur se ka ftuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, në takimin e radhës në Bruksel, shkruan Fol Drejt.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, ka bërë të ditur se takimi do të mbahet më 18 gusht në Bruksel.
“Kam ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell.
Takimi vjen pas tensioneve që u ngritën në veri të vendit, pasi qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe./FolDrejt/