Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka folur sot rreth procesit të dialogut dhe takimit me të deleguarin e Bashkimit Evropian – Miroslav Lajçak, shkruan Fol Drejt.
Sipas Kurtit, takimi me Lajçakun do të jetë në vazhdën e përgatitjeve për takimin e datës 18 mars në kuadër të dialogut.
“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars në Maqedoninë e Veriut në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ja bashkangjesim përkufizimin të dakorduar evropian dhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja dhe nga efikasiteti”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri Kurti.
Ai tha se është dëm që teksti i marrëveshjes së arritur në parim, nuk është nënshkruar nga palët më 27 shkurt, ndërsa me këtë ka aluduar se është i gatshëm që ta nënshkruajë./FolDrejt/