Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, e ka përjashtuar idenë e organizimit të një konference ndërkombëtare për Kosovën, të cilën e propozoi së fundmi Kryeministri Edi Rama, shkruan Fol Drejt.
Krejt çka duhet, sipas Kryeministrit Kurti, është implementimi i marrëveshjes së 27 shkurtit.
AI këto komente i bëri gjatë një vizite në Prizren.
“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çfarë duhet bërë është që pa kushte të implementohet marrëveshja bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet, dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, tha kryeministri./FolDrejt/