Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri Hajrulla Çeku, do të qëndrojnë sot për vizitë në qytetin e Prizrenit, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton zyra e kryeministrit, në 18:30, Kurti e Çeku do ta vizitojnë selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, ku do të urojnë krerët e BIK-ut për Festën e Kurban Bajramit.
Më pas, vizita do të vazhdojë deri në orën 21:00, në aktivitete të ndryshme kulturore dhe vizita në asete të trashëgimisë kulturore./FolDrejt/