Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih takoi Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, raporton Fol Drejt.
“Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. U diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, dhe për zhvillimet dhe sfidat rajonale.”, thuhet në njoftim.
Sipas raportit, Kryeministri Kurti ka falënderuar Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në zhvillimin dhe proceset integruese të saj, dhe rolin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor. /FolDrejt/