Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kryeministri Kurti: Fahri Fazliu përjetësohet në sheshin e qytetarëve dhe popullit për të cilët punoi e luftoi deri në frymën e fundit

2 vjet më parë
in KOSOVË, LAJME
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se heroi i kombit, Fahri Fazliu, përjetësohet në sheshin e qytetarëve dhe popullit për të cilët punoi e luftoi deri në frymën e fundit, shkruan Fol Drejt.

“Në Obiliq, sot është bërë zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit, Fahri Fazliu, veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare.”, shkruan në raportin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti ka qenë i ftuar të marrë pjesë në këtë ceremoni, të organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e që u mbajt pikërisht sot, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

 “Në pamundësi për të qenë i pranishëm, Kryeministri Kurti iu drejtua të pranishmëve përmes një letre, të cilën në emër të tij e lexoi moderatorja e ceremonisë.”, thuhet në vazhdim të njoftimit. /FolDrejt/ 

 

Fjala e lexuar e kryeministrit Kurti:

 

I nderuari baci Rifat Jashari,

E nderuara familje Fazliu dhe të nderuara familje të dëshmorëve,

I nderuari z. Ali Ahmeti,

I nderuari Kryetar i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi,

Të nderuar shokë të Fahriut, z. Tahir Gjonbalaj, z. Shaban Muja dhe z. Arben Krasniqi,

 

Duke mos qenë në Kosovë, e shkrova këtë telegram për të përshëndetur nismën tashmë të finalizuar për ngritjen e shtatores së dëshmorit të kombit Fahri Fazliut në qytetin e Obiliqit. Për jetën dhe aktivitetin politik dhe patriotik të Fahriut, jam i sigurt që do të rrëfejnë kujtime me peshë historike vetë shokët e tij që e njohën e bashkëvepruan me të, por me këtë rast, nga detyra e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të doja të përcjellë disa fjalë mes jush në sheshin “Fahri Fazliu” në Obiliq. 

 

Në radhë të parë, dua të them që kanë qenë pikërisht vetëdija e kulluar politike për liri, tradita e mospajtimit me Serbinë okupatore si dhe përpjekja e pandalur dhe lufta e vazhdueshme për çlirim, të cilat e kanë karakterizuar veprimtarinë e Fahri Fazliut dhe shokëve të tij, ato ideale që në fund e kanë çliruar Kosovën më 1999 dhe e kanë mundësuar shtetin e pavarur të Kosovës më 2008. Kërkesa “Kosova Republikë”, e thirrur nga Fahriu dhe mijëra të tjerë gjatë demonstratave të vitit 1981, nga një parullë popullore dominante e kohës tani është realitet politik me Republikën e Kosovës.

 

Fryma patriotike dhe përkushtimi në aktivizëm, të shoqëruara nga përgatitja teorike dhe konsistenca në vlerat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare si një lëvizje nacionale emancipuese, në mënyrat siç i gjejmë të ndërthurura në mendim dhe veprim te Fahriu e te shokët e tij, janë platformë për ide dhe burim frymëzimi për secilin që i hynë rrugës së aktivizmit politik për Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare.   

 

Ardhmëria jonë politike është e matshme me nivelin e besnikërisë ndaj rrugës së dëshmorëve dhe me trajtat e vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë që tregojmë në këtë rrugëtim. Kushdo që e ka njohur veprimtarinë e Fahriut, e di që ajo është e pashqitshme nga ajo e Afrim Zhitisë, bashkë me të cilin luftoi edhe në ditën e rënies së tyre të përbashkët më 2 nëntor 1989.

 

Se sa e pastër dhe e lartë ishte veprimtaria patriotike e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë, mund të kuptohet edhe nga trashëgimia e drejtpërdrejtë e tyre politike. Ata që i pasuan Fahriun dhe Afrimin në rrugën e tyre, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, Ilir Konushevci dhe deri te Zahir Pajaziti, janë disa nga profilet e luftëtarëve më të paepur për lirinë e Kosovës.

 

Fahri Fazliu tashmë i derdhur në bronz nga artisti skulptor Sabri Behramaj përjetësohet në sheshin e qytetarëve dhe popullit për të cilët punoi e luftoi deri në frymën e fundit. Nga sot, kjo shtatore do të jetë një vepër arti kujtese për Fahri Fazliun dhe gjithë çfarë ka përfaqësuar ai bashkë me shokët e tij.           

 

Lavdi dëshmorit të lirisë së kombit dhe atdheut Fahri Fazliut, lavdi Afrim Zhitisë, Bahri Fazliut e Agron Rrahmanit, Zahir Pajazitit e Ilir Konushevcit dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!

 

Me konsideratat më të larta për veprimtarinë e tyre, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti!

 

Ju faleminderit.

 

Tags: #bahrifazliuKosovekURTILajme
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Mehaj takohet me ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, diskutojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Lajmi tjetër

Është ngritur aktakuza ndaj tre personave, për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM