Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar gjithashtu dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt, transmeton Fol Drejt.
Kurti ka thënë se me kërkesë të vetë Mehajt, e ka liruar Mehajn nga posti i ministrit.
E siç raportohet nga të dy, Kurti e Mehaj, kjo dorëheqje vjen për shkaqe familjare.
Në vend të Mehajt, kryeministri Kurti ka emëruar Ejup Maqedoncin.
“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës.
Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.
Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.”, ka thënë kryeministri Kurti./FolDrejt/