Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përmendur që data 21 prill është afati i fundit kur skadon afati për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për targat.
Kurti theksoi që ekipi teknik ndodhen në Bruksel për të biseduar që të gjejnë zgjidhje.
“Me datën 21 prill, është afati i fundit kur do të duhet që merreshim vesh për targat. E di që parimi i reciprocitetit do të jetë aty, ndërsa për aspekte teknike e kemi grupin tonë teknik i cili merr pjesë atje si dhe kryenegociatorin i cili po bisedon që ta gjejmë një zgjidhje”.
Ai theksoi që parimi i reciprocitetit, do të jetë “thelbi i çfarëdo zgjidhje të ardhshme”.
“Ajo që e di që është e padiskutueshme dhe e panegociueshme, është parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhje të ardhshme”, tha Kurti./FolDrejt/