Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kryeministri Kurti: Folëm për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve tanë

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka thënë se përgjigja më e mirë ndaj realitetit të ri të krikuar pas luftës në Ukrainë, “është Bashkëpunimi dhe partneriteti në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë energjetike krahas sanksioneve të përbashkëta kundër Rusisë.” Këtë deklaratë ai e bëri në kuadër të konferencës për gazetarë pas takimit me senatorët senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, transmeton Fol Drejt.

Ky është deklarimi i plotë i Kryeministrit Kurti:

Të nderuar senatorë Chris Murphy dhe Gary Peters, mirë se keni ardhur në Kosovë,

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Të dashur qytetarë, të nderuar gazetarë,

Me senatorët Murphy dhe Peters patëm një bisedë të përzemërt. Pikë së pari folëm për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve tanë, të cilët sa vije e forcohen, sa vije e thellohen.

Dje me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Jeffrey Hovenier ishim bashkë në ceremoninë e fillimit të ushtrimit më të madh ushtarak në rajon Defender Europe 23, në të cilën Kosova këtë vit po merr pjesë për herë të dytë radhazi si vend mikpritës. Me 1 mijë ushtarë më shumë se sa në ushtrimin pararendës, jemi të katërtit sa i përket personelit ushtarak në mesin e 25 ushtrive të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E dhjetë ditë më parë së bashku me administratoren e USAID-it, Samantha Power, po në këtë sallë e lansuam ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 megavat. Një vit më herët, në korrik të 2022, në Washington DC nënshkruam marrëveshjen me MCC me vlerë prej 236.7 milionë dollarë për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë, të dyja hapa gjigantë drejt tranzicionit të drejtë me pavarësim energjetik me energji të ripërtëritshme në qendër.

Në takimin e fundit që e kishim në Prishtinë me delegacionin e senatorëve amerikanë të udhëhequr nga senatori Chris Murphy, e ku ishin edhe senatorët Shaheen dhe Tillis, 13 muaj më parë, patëm theksuar se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës agresore dhe ilegale të Rusisë në Ukrainë.

Bashkëpunimi dhe partneriteti në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë energjetike krahas sanksioneve të përbashkëta kundër Rusisë është përgjigja më e mirë ndaj realitetit të ri.

Demokracia, shoqëria, pluralizmi politikë, të drejtat e njeriut kanë nevojë të mbrohen më shumë se kurrë. Demokracia është sistemi edhe më i fortë edhe më i brishtë. Është sistemi më i fortë sepse është sistemi më i drejtë, por është sistemi më i brishtë sepse është sistemi më i hapur. Andaj, duhet ta kultivojmë e ta mbrojmë.

E sot, krahas marrëdhënieve dypalëshve diskutuam po ashtu mbi zhvillimet e fundit në vend, qeverisjen tonë tani e diç më shumë se dyvjeçare, arritjet, progresin dhe synimet përpara.

Bashkëbiseduam edhe për raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë dhe rezultatet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me theks te Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit. Ato përbëjnë avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe janë platformë e mundësi për normalizim të plotë të tyre. Prandaj, na duhet zbatim i tërësishëm, i shpejtë dhe pakushtëzime.

Unë i falënderoj edhe një herë senatorët amerikanë për vizitën, interesimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm, për fuqizimin e lidhjeve ndërmjet shteteve tona mike, partnere dhe aleate.

Jeni të mirëseardhur çdo herë!

Ju faleminderit, dhe tash fjala është për ju./FolDrejt/

Tags: Albin KurtiChris MurphyGary Peters
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kryeministri Kurti u uroi diplomimin studentëve të R.I.T Kosova

Lajmi tjetër

Një truk i thjeshtë ndihmon për të shkrirë frigoriferin: Çdo gjë bëhet në 10 minuta

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM