Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët e Kosovës për aplikim në subvencionin për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar, përcjell Fol Drejt.
Sipas Kurtit, gjatë vitit të fundit, përmes Ministrisë së Ekonomisë janë subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.
“Këtë vit e kemi dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera.
Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar.
Të dashur qytetarë ju ftoj që të aplikoni dhe përfitoni nga ky subvencionim.”, ka thënë Kurti më tej, transmeton Fol Drejt.