Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me pesë liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor, ka marrë pjesë në Samitin e Berlinit.
Në këtë Samit, liderët e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tri marrëveshje, mes të cilave edhe heqja e regjimit të vizave Kosovë-Bosnje e Hercegovinë, transmeton Fol Drejt.
Pas samitit, në një prononcim për media, kryeministri Kurti ka folur edhe rreth çështjes së targave, duke bërë me dije se 21 nëntori është dita kur do të nisë gjobitja e vozitësve me targa ilegale./FolDrejt/