Albin Kurti, kryeministër i vendit, i ka dalë në mbrojtje ministres Rozeta Hajdari, e cila aksidentoi dy fëmijë të dielën që e lamë pas.
Kryeministri Kurti, ka thënë se ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, nuk ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe, në kohën kur ndodhi aksidenti.
“Nuk kam informacione të tjerë përveç sqarimeve që i ka dhënë ministrja Rozeta Hajdari, më duhet të them se i besoj. Ajo ka qenë bashkë me motrën e saj, me aftësi të kufizuara” – ka sqaruar Kurti.
“Me aq sa e kam kuptuar nuk ka shenja të frenimit në asfalt, do të thotë se nuk ka pas shpejtësi më tepër se sa duhet, kamerat e marketit janë aty besoj që gjithçka do të sqarohet shumë shpejtë”, ka shtuar ai.
Kurti i bëri këto komente gjatë një konference për media gjatë paradites së sotme, ku njoftoi për pakot e reja mbështetëse për disa kategori qytetarësh, në kohën e krizës ekonomike e cila e ka goditur vendin./FolDrejt/