Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, dje i ftoi liderët e opozitës që të takohen për sot, por një pjesë e tyre e kanë refuzuar ftesën tashmë, shkruan Fol Drejt.
Konkretisht ftesën e tij për takim e kanë refuzuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Deri më tani, vetëm AAK-ja e ka pranuar ftesën për takim nga Kryeministri Kurti.
Takimi pritet që të zhvillohet duke filluar nga ora 12:00./FolDrejt/