Kryeministri Kurti, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se vazhdojnë të jenë në bashkërendim me fakrotët ndërkombëtarë, mirëpo që siç ka thënë ai, edhe ata presin që institucionet të jenë në nivel të detyrës, meqë ambasadorët nuk bëhen ministra.
“Vazhdimisht jemi në konsultë dhe bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë. Por, duhet të kuptoni që edhe ata presin që te jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorët e Quintit por nuk bëhen dot ministra, qeveritë vijnë e shkojnë por shteti mbetet dhe ky është caku ynë andaj bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarë nuk mund të bëhet në mënyrë të cilën i trajtojmë ata si ministra e vetë bëhemi zëvendës të tyre – pasi as ata se dëshirojnë këto”.
“Jemi në një fazë të ndjeshme por do të thosha progresive në kontekstin demokratik e civilizues të fjalës”, ka thënë kryeministri Kurti në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit.
“Duhet ta kuptoni se shumëçka që po ndodh është çështje e shtetit të Kosovës, e ne përpiqemi me aq sa jemi e dimë që të jemi në shërbim të kësaj dhe të jemi në nivelin e detyrës si zyrtarë shtetërorë. Prandaj, është mirë ta kemi ndihmën tuaj edhe si mbështetje publike edhe me ide konkrete. Jemi në shërbim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë unë kurrë nuk i barazojë serbët pavarësisht çka thënë e bëjnë”, ka shtuar ai./FolDrejt/