Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se i pari i Qeverisë, Albin Kurti, mirëpriti ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, raporton Fol Drejt.
“Si një partner strategjik afatgjatë në rajon e i rajonit, Kryeministri Kurti falënderoi Japoninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për vendimin për të hapur ambasadën e saj në Kosovë. Ambasadorit Mizuuchi, i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i ofroi bashkëpunim të afërt të Zyrës së Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, thuhet në raport.
Tutje, në njoftim theksohet se në këtë takim të parë, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me theks te ato në rrafshin ekonomik. Kryeministri Kurti e ka njoftuar ambasadorin për përparimet e shënuara në dy vitet e fundit dhe për mundësitë dhe kushtet që Kosova ofron për investitorët e huaj.
Nga ana tjetër, Ambasadori Mizuuchi, i cili kishte vizituar Kosovën 15 vite më parë, ëSHTë shprehUR falënderues për mikpritjen dhe ka theksuar se Japonia dhe Kosova ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta. Përveç kësaj, ai ka shprehur vlerësimin e tij pozitiv për qëndrimet e Kosovës në mbështetje të Ukrainës përballë agresionit rus. /FolDrejt/