Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka priturt sot në takim përfaqësues të kompanive tregtare vendore , shkruan Fol Drejt.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin, ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, dhe shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha tregtare vendore.
“Me Xhevdet Rexhepin, përfaqësues i Viva Fresh, Shaip Mikollvcin, përfaqësues i Interex dhe Emona, Ramiz Kelmendin përfaqësues i grupit Elkos dhe Hakif Gashi, përfaqësues i Meridian dhe Spar, u diskutua për ambientin e të bërit biznes, për veçoritë dhe rolin e sektorit privat në zhvillimin ekonomik të vendit por dhe vështirësive gjatë krizave globale, për rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë mes, dhe për bashkëpunimin ndërmjet publikes dhe privates.”, shkruan në raportin zyrtar.
Në njoftim u theksua se, sipas raportit të Fondacionit Ndërkombëtar Monetar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe të të hyrave tatimore mes vitin 2020-2022. Ky sukses vjen si rezultat i rritjet së formalizimit të ekonomisë të nxitur edhe nga masat e Qeverisë në kuadër të Pakos për Ringjalljen e Ekonomisë. /FolDrejt/