Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian kundrejt Kosovës.
Kurti deklaroi se çështja e masave nuk është e lidhur me marrëveshjen bazike por me deeskalimin e situatës në Veri, prëcjell Fol Drejt.
Kryeministri kosovar tha se që një kohë nuk ka tensione në veri dhe Kosova veçse ka reduktuar praninë policore atje dhe ka hartuar një udhëzim administrativ që mundëson largimin e kryetarëve të komunave përmes një peticioni.
“Deeskalimi do të duhej të konsiderohej i mjaftueshëm për heqjen e masave”, theksoi ai./FolDrejt/